Rama kërkon reflektim të thellë: PS duhet të bëjë përjashtim

Rama kërkon reflektim të thellë: PS duhet të bëjë përjashtim

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje drejtuesve të Partisë Socialiste, grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar të reflektojnë mbi mënyrën e ushtrimit të përgjegjësive politike, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët. Në fjalën e mbajtur gjatë një takimi me strukturat drejtuese të PS-së, Rama tha se shumë forca politike kanë humbur mbështetjen e qytetarëve pasi, sipas tij, kanë qenë të hapura ndaj shqetësimeve të tyre gjatë fushatave zgjedhore, por nuk kanë ruajtur të njëjtën qasje gjatë qeverisjes. “Ata që kanë humbur armatat e fitoreve të gjithë bashkë, kanë pasur natyrisht karakteristika të ndryshme, por kanë paguar një haraç të përbashkët: Kanë fituar me veshë të hapur, kanë qeverisur me veshë të mbyllur. Partia Socialiste duhet të hyjë tek përjashtimet. Ky është misioni...