“Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit!

“Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit!

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar pas konfirmimit nga kreu i SPAK Klodian Braho se PS e ka kallëzuar pasi kërkoi të njihej me projektligjin për marrëveshjen e huasë nga SHBA. Sipas Shehajt, Rama dhe Balla nuk e kanë në kontroll strukturën e posaçme antikorrupsion. Teksa shprehet i hapur për verifikime, Shehaj thekson se Rama dhe Balla nuk mund të pengojnë dot hetimet ndaj Belinda Ballukut dhe kryeministrit, që kanë hyrë në fazë më të thelluar sipas raporteve të SPAK. Kreu i Mundësia shprehet se do vijojë me denoncimin e aferave korruptive të qeverisë dhe se asgjë nuk e ndal nga beteja e tij opozitare. “Edi Rama dhe Taulant Balla donin të më arrestonin. I kërkuan SPAK-ut arrestimin tim por harruan që SPAK-u...