Rama: Kaq vite pa folur me Rusinë, tregon se Europa ka problem me vendimmarrjen
Gjatë Forumit Botëror Future Investment Initiative (FII) në Romë, Kryeministri Rama u ndal edhe te politika e Europës. Si fillim, ai tha se Shqipëria është mike e mirë me të gjitha shtetet e Lindjes së Mesme, përveç regjimit kriminal të Teheranit. Më pas ai shtoi se fakti që Europa është lënë jashtë konfliktit për Ngushticën e Hormuzit, tregon se ka probleme me vendimmarrjen dhe politikën, duke e lidhur edhe me pozicionin e saj në luftën Ukrainë-Rusi. “Ndërkohë që kur bëhet fjalë për ne, Shqipëria, për Shqipërinë, ne jemi miq shumë të mirë me të gjithë në Lindjen e Mesme me përjashtim të regjimit kriminal të Teheranit. Kështu që urojmë më të mirën sidomos për vëllezërit tanë në vendet e Gjirit. Megjithatë po mendoja në ç’hotel...
Burimi:
ntv.al