Rama kapet me gazetaren rumune: Po flet me mua…gënjeshtrat të kanë bllokuar trurin (VIDEO)

Rama kapet me gazetaren rumune: Po flet me mua…gënjeshtrat të kanë bllokuar trurin (VIDEO)

gazetarja-edi rama TIRANË- Një tjetër moment tensioni është regjistruar gjatë konferencës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me gazetarët e Bashkimit Evropian, ku në fokus ishin zhvillimet në Zvërnec dhe projektet e planifikuara në bregdet. Një gazetare nga Rumania e pyeti kryeministrin nëse projekti në zonë ishte anuluar apo pezulluar, duke iu referuar deklaratave të tij të mëparshme. Rama reagoi ashpër teksa këmbënguli se nuk ekziston ende një projekt për t’u anuluar. Ai iu drejtua gazetares duke i thënë se ka ardhur në Shqipëri me kokën plot me gënjeshtra dhe se asgjë nuk po kalon përmes trurit të saj. Pjesë nga debati: Gazetarja: Na ndihmoni të sqarojmë disa gjëra. Kemi dy projekte të ishullit të Sazanit dhe në bregdet. Rama: Nuk kemi dy projekte, por dy vend...