Rama: Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër! Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh vendin drejt BE

Rama: Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër! Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh vendin drejt BE

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke e cilësuar këtë moment si vendimtar për të ardhmen e vendit. Gjatë takimit me socialistët në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Tiranë, Rama tha se përballja e sotme nuk është një betejë që kërkon sakrifica të jashtëzakonshme, por angazhim qytetar dhe patriotik për të çuar përpara interesin kombëtar. Sipas Ramës, mbështetja për Partinë Socialiste në këtë fazë lidhet drejtpërdrejt me objektivin strategjik të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Të rreshtohesh sot me PS-në është të rreshtohesh me fuqinë e shqiptarëve për ta çuar Shqipërinë krenare aty ku për shumë kohë është parë si një vend me bisht”, deklaroi kryeministri. Ai paralajmëroi se jo të gjithë aktorët politikë,...