Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina

Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina

pamje nga protesta ne zvernec TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto të makinave të protestuesve në Zvërnec, të cilët i kishin parkuar mbi dunat me rërë fare pranë plazhit. Krahas imazheve Rama me ironi u bën thirrje “revolucionarëve” që të mos ua zhvirgjërojnë plazhin flamingove me makinat e tyre dhe as me plehrat që kanë lënë pas. “MIRËMËNGJES dhe me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre – se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10 vjeçar të gjuetisë – po t’i lënë rrotat tek rruga automobilistike...