Rama ironizon influencerët: Dalin në Paris e Dubai…ktej duan foto me bikini në bregdetin e virgjër me atë lidhsen e hollë

Rama ironizon influencerët: Dalin në Paris e Dubai…ktej duan foto me bikini në bregdetin e virgjër me atë lidhsen e hollë

edi rama SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me komentet ironike ndaj blogerëve dhe influencerëve që janë shprehur publikisht në mbështetje të protestave kundër investimeve të planifikuara në zonën e Zvërnecit të Vlorës. Nga Shkodra ku PS feston 35-vjetorin e themelimit, Rama ka ironizuar blogerët, duke vënë në dyshim qëndrimet dhe mesazhet e tyre për mjedisin dhe zhvillimet në vend. Sipas Ramës, influencerët përdorin protestën si arsye për të reklamuar punën e tyre, teksa shtoi se ata kanë 'mundësinë të shkojnë edhe në Paris dhe Dubai'. "Më tregonte një nga ato punonjësit e rinj, ishte njëra te kulla Eiffel dhe kishte bërë një foto kështu dhe dukej 3 herë më e gjatë se unë, aq sa kur e pashë thashë po më bie për sipër....