‘Rama ik! Po e shet Shqipërinë copa-copa…’, Fushë-Kruja ngrihet në protestë
Burrat, gratë, të rinjtë e të rejat e Fushë-Krujës, madje edhe fëmijët, iu bashkuan këtë të martë protestave që kanë nisur në disa qytete të vendit kundër qeverisë. Tubimi u zhvillua në qendër të qytetit, ku qytetarët marshuan paqësisht në rrugët kryesore, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj situatës ekonomike dhe sociale në vend. Partia Demokratike Krujë e ka mbështetur protestën e sotme, duke iu bashkuar qytetarëve në këte marshim. Protestuesit ngritën problematikat me të cilat, sipas tyre, përballen çdo ditë banorët e zonës dhe shqiptarët në tërësi. Ata përmendën gjendjen e rrugëve, trafikun e rënduar, përmbytjet e shpeshta, emigrimin masiv të të rinjve, taksat e larta, pagat e ulëta dhe rastet e korrupsionit në qeverisje. Qytetarët kërkuan në kor dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama,...
Burimi:
syri.net