Rama i dalë boje/ Aktivistët e protestës: Dorëheqja e kryeministrit, e panegociueshme

Rama i dalë boje/ Aktivistët e protestës: Dorëheqja e kryeministrit, e panegociueshme

Aktivistët Edison Lika dhe Fatma Paja, kanë qenë të ftuar për të folur për protestën e cila është në ditën e 26-të. Ata u shprehën se kërkesa e panegociueshme e protestës është largimi i kryeministrit. Ylli Rakipi: Dikush doli dhe lexoi kërkesa. Si ratë dakord për kërkesat që formuluat? Ato i lexoi Dritan Goxhaj. Edison Lika: Nuk është hera e parë që protesta del me kërkesa zyrtare. Fillimisht kërkesat kanë qenë dorëheqja e pangeociueshme e Ramës, amendimi i ndryshimeve për ligjin e zonave të mbrojtura dhe investimet strategjike, anulimi i paketës së maleve. Dje u vendosën disa pika që përkonin me një lloj pjekje politike të protestës. Pasi kaluan 22 ditë në shesh, njerëzit u artikuluan, dhe duhet të dilnim me një deklaratë politike. Ne ishim...