“Rama është në iluzion, nuk do rezistojë gjatë”, Hasimja: Protesta u fuqizua dhe u bë më serioze!
I ftuar në një studio televizive politologu Ermal Hasimja ka analizuar situatën politike në vend dhe protestat masive që kanë përfshirë Tiranën gjatë ditëve të fundit kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, tubimet e fundit kanë pësuar një ndryshim rrënjësor nga fillesat e tyre, duke u kthyer në një lëvizje shumë më solide. Politologu vuri re se ka një lloj kondensimi të kritikës ndaj qeverisë, duke i kërkuar asaj dorëheqjen. Ai shtoi se kjo protestë nuk është e njëjtë me të parën, pasi është fuqizuar, është bërë më serioze dhe është amplifikuar sepse ka marrë mbështetje si në opinionin vendas, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Sipas tij, reagimet e fundit publike të kreut të qeverisë dëshmojnë për një shqetësim të brendshëm përballë revoltës...
Burimi:
sot.com.al