‘Rama e përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën’, Shkullaku: Shqiptarët kundër modelit të tij

‘Rama e përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën’, Shkullaku: Shqiptarët kundër modelit të tij

Gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar në një emision televiziv se debati për koncertin e Kanye West në Tiranë nuk lidhet me artistin, por me mënyrën sesi qeveria, sipas tij, përdor pushtetin dhe paratë publike për të mbuluar problemet reale të vendit. Shkullaku u shpreh se përballë një qeverisjeje që, sipas tij, ka shpërdoruar miliarda euro, shpenzimi prej disa milionë eurosh për një koncert mund të duket i vogël, por problemi kryesor është mungesa e transparencës dhe përdorimi i fondeve publike për interesa politike. Sipas gazetarit, protesta e qytetarëve nuk lidhet me koncertin, por me ndjenjën e përjashtimit dhe mungesën e besimit te institucionet. ‘Përballë një njeriu që ka bërë rrush e kumbulla 4 miliardë, 4 milionë janë një bakshish. Prandaj nuk bën përshtypje, pa punë...