Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuar

Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuar

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Qendrën Sociale “Jonathan”, ku u diskutua për dyfishimin e mbështetjes ekonomike të fëmijëve e të rinjve me aftësi të kufizuar. Rama u ndal edhe te garancitë e reja shëndetësore e shoqërore për kujdestarët e tyre. “Është zgjedhur një nga vendet ku ajo çka dëgjojmë për fëmijët me aftësi të veçanta është një punë e përditshme me të gjitha vështirësitë. Ishte bërë një kohë e gjatë që mbështetja ishte bërë e pamjaftueshme duke pasur parasysh kostot e jetesës. Janë 11 mijë fëmijë që do të përfitojnë”, tha Rama.Përveç rritjes së pagesës ekonomike, qeveria ka vendosur të marrë përsipër mbulimin e plotë të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga buxheti i shtetit për të gjitha nënat dhe kujdestarët...