Rama: Do të kemi lajme shumë të mira shumë shpejt për integrimin në BE
Në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal dhe te punimet e Samitit BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt të premten në Tivat të Malit të Zi. Ai e cilësoi si një nga takimet më të rëndësishme për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe vlerësimin e Shqipërisë si vend pranë anëtarësimit. Ai u ndal edhe te zhvillimi ekonomik rajonal, duke përmendur projektin e “Porto Montenegro” si një shembull suksesi që sipas tij mund të ishte zhvilluar edhe në Shqipëri, konkretisht në projektin e portit turistik të Durrësit. Rama theksoi se Shqipëria ka marrë vlerësime pozitive në samit dhe se procesi i integrimit europian po ecën përpara, ndërsa veçoi takimin me kancelarin gjerman Friedrich Merz si dëshmi e mbështetjes për vendin. Ai deklaroi se fokusi duhet të mbetet te puna dhe...
Burimi:
javanews.al