‘Rama çoi Taulantin të filmonte shtëpinë time’, Shehaj: Jeni të dëshpëruar, por nuk na trembni dot
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i është përgjigjur kreut të grupit paralamentar socialist Taulant Ballës pasi ky i fundit publikoi të dhëna të vendndodhjes së shtëpisë në Itali ku jetojnë fëmijët e tij së bashku me bashkëshorten. Në një video të filmuar përpara Kryeministrisë, Shehaj thotë se të dhënat për shtëpinë e familjarëve të tij janë publikuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama. “Sot Edi Rama ka dërguar Taulant Ballën tek shtëpia ime, ka filmuar shtëpinë ku jetojnë fëmijët e mi, bashkëshortja ime, kur kalojnë verën, me adresë, duke ia bërë me gisht: këtu janë!”, shprehet Shehaj. Kjo sipas kreut të Mundësia bëhet për shkak se qeveria kërkon të mbyllë gojën e deputetëve të Mundësia dhe të ndalen nga denoncimet e skandaleve korruptive të...
Burimi:
sot.com.al