Rama: Asnjë tërheqje për Zvërnecin. Kryeministri thotë se protestat po dëmtojnë turizmin, në Sarandë kanë nisur çregjistrimet
Në ditën e 8 të protestave kundër investimit në Zvërnec, Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë se nuk tërhiqet dhe nuk do të plotësojë kërkesat e qytetarëve, të cilët prej datës 31 maj protestojnë çdo mbrëmje para godinës së qeverisë. Rama shfrytëzoi podcastin e përjavshëm për të theksuar se projekti në Zvërnec do të zbatohet. “Projekti do të bëhet, që të jemi shumë të qartë. Projekti do të bëhet sepse është një e mirë e madhe për ekonominë tonë. Është një bekim i madh për Vlorën dhe është një kapërcim i madh epokal për Shqipërinë turistike dhe për Shqipërinë europiane.” Përballë revoltës së qytetarëve që protestojnë para Kryeministrisë, Kryeministri Rama vuri qëndrimin e banorëve të Zvërnecit, të cilët sipas tij mbështesin investimin: “Në...
Burimi:
vizionplus.tv