Rama: 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional, punësohen menjëherë

Rama: 63% e atyre që mbarojnë arsimin profesional, punësohen menjëherë

Edi Rama TIRANË-Në Tiranë po zhvillohet Konferenca e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ku po diskutohen rezultatet e reformës në arsimin dhe formimin profesional, si edhe vizionin “Aftësi 2030” për zhvillimin e aftësive, rritjen e punësimit dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.  Në konferencë i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se të rinjtë që shkonin në shkollat e arsimit profesional më përpara nuk kishin asnjë mundësi, ndërsa sipas tij sot 63% e tyre punësohen menjëherë. Edi Rama: Kur ne kemi nisur këtë rrugë dhe kemi pasur një sistem të arsimit profesional të degraduar dhe plotësisht të padobishëm për të rinjtë dhe të rejat, që shkonin në shkollat e arsimit profesional për të mos mbetur pa asnjë mundësi tjetër, për të...