Rama: 4 mln € për koncertin e Kanye West u dhanë për të mos turpëruar Shqipërinë

Rama: 4 mln € për koncertin e Kanye West u dhanë për të mos turpëruar Shqipërinë

Edi Rama dhe Kanye West TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me kritikat për financimin e koncertit të reperit amerikan Kanye West në Shqipëri, i cili do të mbahet në 11 korrik. Rama ka theksuar sërish se 4 milionë euro janë dhënë në momentin e fundit për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete.  Kreu i qeverisë deklaron se nga koncerti pritet të sigurohen rreth 100 milionë euro të ardhura, një përfitim i madh ekonomik për familjet, biznesin dhe arkën e bashkisë e të shtetit. Rama shprehet se aludimet se shteti shqiptar do të paguajë 50 milionë euro për koncertin janë “gënjeshtër” dhe llogari e bërë nga 'sorrat dhe korbat e kanaleve sociale'.  Postimi i plotë i Edi...