Rama: 15 milionë euro për barnat onkologjike, krijojmë sistem mbrojtjeje nga përmbytjet dhe zjarret

Rama: 15 milionë euro për barnat onkologjike, krijojmë sistem mbrojtjeje nga përmbytjet dhe zjarret

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur para pensionistëve, deklaroi se qeveria ka vendosur një volum të ri financimi për disa sektorë kyç, me fokus në mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, zhvillimin e inovacionit dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor. Rama tha se do të vijojë forcimi i kapaciteteve për mbrojtjen nga përmbytjet dhe zjarret, përmes pajisjeve dhe mekanizmave që do t’u vihen në dispozicion bashkive, si pjesë e një sistemi të konsoliduar kombëtar të mbrojtjes civile. Kryeministri theksoi gjithashtu se qeveria ka dyfishuar financimin për të rinjtë që merren me teknologji dhe zhvillojnë start-up-e, duke shtuar se janë mbi 1 mijë aplikime dhe se fondi fillestar ka rezultuar i pamjaftueshëm për të mbështetur projektet me potencial. “Duke qenë se fondi në dispozicion ishte i pamjaftueshëm për...