Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetarët protestojnë për të 29-ën ditë me radhë përpara Kryeministrisë, kundër investimit në Zvërnec. Në protestë u kërkua që “partitë e vogla mos ta përdorin këtë protestë për fushata dhe qëllime personale. Jo vetëm Rama dhe Berisha, por 140 parlamentarët në burg. Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve.” Ndërkohë një tjetër qytetar nga podiumi i protestës kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e Sali Berishës. Ai ngriti një sërë shqetësimesh nga çmimet e shtrenjta, te emigracioni. “Ne jemi populli që kemi treguar këto 35 vite durim. Kemi duruar mashtrimet e tyre, gënjeshtrat, braktisjen. Asnjë gjë, asnjë projekt, asnjë sipërmarrje që është marrë nga këta, qoftë nga Berisha apo Rama, asnjë nuk është kryer me sukses deri në fund. Me të gjitha është vjedhur, abuzuar,...