‘Qytetarët të dërgojnë prova kundë korrupsionit?!’, Gjokutaj: Kjo kërkesë e Brahos, folklorizëm dhe mungesë serioziteti
Në një dalje të fundit publike, deklaratat e drejtuesve të SPAK përballë deputetëve kanë shkaktuar një reagim të ashpër, duke u cilësuar si një teatër absurd që fsheh të vërteta tronditëse për sistemin. Thirrja që Prokuroria e Posaçme i bëri qytetarëve për të mbledhur prova kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë, po shihet gjerësisht si një tentativë për të shmangur përgjegjësitë reale të vetë institucionit. Avokati i njohur, Genc Gjokutaj, gjatë një interviste në Syri tv me moderatorin Arnold Kariqi, e ka konsideruar këtë kërkesë si një "folklorizëm" dhe mungesë totale serioziteti. Është vërtet ironike që një popull, i cili e ka shpesh të pamundur të nxjerrë qoftë edhe një certifikatë të thjeshtë personale nëpër zyrat e shtetit, të kthehet befas në një "prokurori popullore"...
Burimi:
syri.net