“Qytetarët të bashkuar kundër përqendrimit të pushtetit”, Zogaj shpjegon arsyet e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse në protesta

“Qytetarët të bashkuar kundër përqendrimit të pushtetit”, Zogaj shpjegon arsyet e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse në protesta

Debati mbi nevojën për një lider të artikuluar politik në krye të protestave qytetare ishte fokusi i emisionit “Trialog” në RTSH, nën moderimin e Alba Alishanit. Analisti Preç Zogaj vuri në dukje se mungesa e një fytyre të vetme politike në këto protesta nuk është rastësi, por pasqyrim i natyrës së larmishme të pjesëmarrjes, ku marrin pjesë qytetarë me përkatësi të ndryshme politike, të bashkuar nga një kauzë e përbashkët kundër përqendrimit të pushtetit. Sipas Zogajt, personalizimi i pushtetit nga kryeministri Edi Rama, i ilustruar nga zhvillimet në Zvërnec, është një arsye që shkon përtej ndarjeve klasike të majtë-djathtë. Analisti e lidhi këtë krizë të demokracisë me ndryshimet ligjore të vitit 2008, të cilat, sipas tij, i shndërruan partitë politike në “kazerma”: “Pas 2008-ës, pas...