Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë
Teksa në Tiranë protestuesit janë mbledhur për të kundërshtuar investimin për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, kryeministri Edi Rama i ka ‘sfiduar’ nga Vlora në një takim me socialistët, në 35-vjetorin e themelimit të kësaj force politike në degën e qytetit bregdetar. Eventi për 35-vjetorin e PS dega Vlorë po zhvillohet në Sheshin e Flamurit, ku janë mbledhur me qindra qytetarë, mbështetës të kësaj partie. Të pranishëm në takim janë kryeministri Edi Rama, drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, por edhe personalitete dhe ish-zyrtarë të kësaj force politike. Gjatë fjalës së tij, Bledi Çuçi, duke nënvijëzuar prezencën e madhe të qytetarëve, tha se kjo ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ‘për ata që duan të na prishin festën’, referuar protestuesve apo elementëve të forcave të tjera politike. “Gëzuar Vlora,...
Burimi:
opinion.al