Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

Qytetarët në protestë, Rama: Dorëheqja nuk do të jetë një opsion

Ndërsa protestat në Shqipëri kanë hyrë në muajin e dytë të tyre, kryeministri Edi Rama thotë se “dorëheqja nuk është e mundur”. I pyetur nga DW rreth kërkesës kryesore të protestuesve, Rama deklaroi se do të qëndrojë në detyrë. Kreu i qeverisë theksoi se dorëheqja nuk ka qenë dhe nuk do të jetë një opsion, pasi është mandatuar për të realizuar mbylljen e negociatave për anëtarësim në BE. “Nuk janë dy versione të kundërta. Unë kam ndarë në grupin parlamentar opinionet e mia dhe kam shprehur një ndjesi lidhur me faktin se unë jam zgjedhur dhe qëndroj në detyrë për t’i bërë gjërat, jo për t’u tërhequr zvarrë. Dhe ndërkohë, dorëheqja nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë opsion për një arsye shumë të thjeshtë:...