Qorri dhe banda e tij kërkon t’i rrëmbejë shoqërisë civile lëvizjen për përfitim politik, Goxhaj: Nuk është organizator

Qorri dhe banda e tij kërkon t’i rrëmbejë shoqërisë civile lëvizjen për përfitim politik, Goxhaj: Nuk është organizator

Pak orë para fillimit të protestës së tretë për të mbrojtur Zvërnecin, duket se “organizatorët” nuk po e ndajnë dot se kush është realisht organizatori. Avokati Altin Goxhaj, ka publikuar një poster ku konsideron mashtrim deklaratat e bëra nga “Lëvizja Bashkë” dhe Arlind Qorri se ata janë organizatorët e protestës. “Ai nuk është organizator I protestave as në Zvernec dhe as në Tiranë. Protestat u thirrën fillimisht nga shoqatat ambjentaliste. Qorri nuk ishte fizikisht as në protestën përballë drejtorisë së Policisë në Tiranë. Thirrësit dhe organizatorët ishin Alben Kola, Luciana Koka dhe Klajdi Bello! Asnjë prej tyre nuk është pjesë e lëvizjes Bashkë. Mos dekurajoni protestuesit sikur janë komunistë. Protesta është e të gjithëve pa asnjë parti politike! Sot të gjithë në 18.00 në Sheshin...