Qeveria zbulon planin për zhvillimin ekonomik, Ibrahimaj: Synojmë që të gjitha bashkitë të ecin me të njëjtin ritëm

Qeveria zbulon planin për zhvillimin ekonomik, Ibrahimaj: Synojmë që të gjitha bashkitë të ecin me të njëjtin ritëm

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi vizionin e qeverisë për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e sipërmarrjes gjatë prezantimit të programit “Rilindja 2.0 “. Në fjalën e saj, ministrja theksoi se programi i ri për zhvillimin urban nuk synon vetëm rivitalizimin e qyteteve, por krijimin e një modeli zhvillimi që gjeneron rritje të qëndrueshme ekonomike në të gjithë vendin. “Rilindja urbane ka sjellë më shumë zhvillim për Shqipërinë dhe programi që prezantuam sot, përtej rivitalizimit të hapësirave urbane, ka një ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik. Çdo komponent i tij synon të krijojë më shumë zhvillim dhe më shumë mundësi për qytetarët dhe biznesin”, u shpreh Ibrahimaj. Ministrja vuri në dukje se ekonomia shqiptare vijon të jetë e përqendruar kryesisht në Tiranë, e cila gjeneron rreth...