Qeveria shtyn afatet për projektin 1.4 mld euro në Sazan, kostoja e pastrimit piroteknik te shteti
Qeveria shqiptare ka shtyrë afatet për projektin prej 1.4 miliardë eurosh për zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, duke e argumentuar këtë me vështirësitë teknike, ligjore dhe infrastrukturore që kanë ngadalësuar zbatimin e planit fillestar. Vendimi i ri i Komitetit të Investimeve Strategjike në fund të vitit 2025 ndryshon disa nga afatet kyçe të përcaktuara një vit më pare në vendimin e vitit 2024 që i jepte statusin e investimit strategjik. Institucionet pranojnë se plani i veprimit nuk u realizua brenda kohës për shkak të kompleksitetit të projektit dhe koordinimit mes institucioneve dhe investitorit amerikan Atlantic Incubation Partners LLC. Ndryshimet prekin drejtpërdrejt fazën e negocimit dhe përgatitjes së projektit. Afati për dorëzimin e dokumentacionit nga investitori zgjatet në 90 ditë nga 60...
Burimi:
javanews.al