Qeveria rrit fondin e Garancisë Sovrane në 5 miliardë lekë, Malaj: Synojmë bizneset konkurruese në BE
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se Garancia Sovrane është zgjeruar për të mbështetur më shumë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërsa fondi i saj është rritur nga 3 në 5 miliardë lekë. Gjatë aktivitetit për prezantimin e Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Malaj tha se Garancia Sovrane në Bujqësi, e lançuar në gusht 2025, ka dhënë rezultate pozitive, duke rritur aksesin në financim për fermerët dhe sektorët e nënfinancuar të ekonomisë. Sipas ministrit, vetëm në gjashtë muaj nga nisja e skemës, rreth një e treta e fondit prej 3 miliardë lekësh është përdorur për financimin e fermerëve, çka, sipas tij, dëshmoi efektivitetin e këtij instrumenti financiar. Malaj bëri të ditur se, me ndryshimet e miratuara përmes...
Burimi:
vizionplus.tv