Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

Qeveria Shqiptare ka miratuar një rritje rekord të mbështetjes financiare për sportin elitar, duke synuar motivimin e sportistëve dhe trajnerëve që përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, e cilësoi këtë ndërhyrje si një “rritje historike” që prek të gjithë komponentët e trajtimit të sportistëve të nivelit të lartë. Sipas ministrit, skema e re parashikon rritje të ndjeshme jo vetëm për rezultatet në disiplinat olimpike, por edhe për ato joolimpike, trajnerët dhe trajtimin ditor ushqimor. Detajet e rritjes financiare Paketa e re e mbështetjes, e cila ka filluar të ketë efekt që nga prilli i vitit 2026, përfshin sportet joolimpike për të cilat ka një rritje me 75% të shpërblimit (nga 40%...