Qeveria rishikon ligjin për pagesat e vonuara, afate strikte dhe kamatëvonesa automatike për të mbrojtur bizneset

Qeveria rishikon ligjin për pagesat e vonuara, afate strikte dhe kamatëvonesa automatike për të mbrojtur bizneset

Në një përpjekje për të disiplinuar marrëdhëniet tregtare dhe për të përmirësuar klimën e biznesit në vend, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hedhur për konsultim një projektligj të ri që synon t’i japë fund kulturës së vonesave në pagesa. Ndryshimet në ligjin “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare” vijnë si një kërkesë e drejtpërdrejtë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, duke u përafruar plotësisht me Direktivën 2011/7/BE. Sipas relacionit shpjegues të hartuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, ky draft adreson një ngërç të kahershëm që ka goditur rëndë ekonominë, veçanërisht Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM), shkruan rtsh.al. “Ndryshimet adresojnë problematikën e vonesave të pagesave me impakt në likuiditetin e sipërmarrjeve dhe mungesën e një mekanizmi për kamatëvonesat, që...