Qeveria reagon për heqjen e flamurit izraelit: Akt i turpshëm, bie ndesh me traditën shqiptare të mikpritjes
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dënuar ashpër heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit në Tiranë gjatë protestës së të shtunës. Në një reagim zyrtar, ministria vëren se akte të tilla nuk lidhen me lirinë e shprehjes, por përbëjnë shfaqje të urrejtjes dhe intolerancës. “Ky akt i turpshëm bie ndesh me traditën e gjatë shqiptare të mikpritjes, harmonisë dhe respektit për tjetrin, vlera që kanë karakterizuar shoqërinë tonë për breza me radhë. Ato nuk përfaqësojnë as shqipërinë, as popullin shqiptar”, thuhet në reagimin zyrtar. Gjithashtu, Ministria e Jashtme shpreh solidaritet me ambasadën e Izraelit, duke theksuar se dhuna dhe gjuha e urrejtjes nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe zv.kryeministrja Albana Koçiu. Në një postim...
Burimi:
vizionplus.tv