Qeveria miraton vendimet, kompensohen fermerët e prekur nga murtaja e bagëtive. Subvencion 50 lekë/l për karburantin e transportit publik
U mbajt sot mbledhja e qeverisë, ku u morën disa vendime. Para mediave u shfaqën ministrat Petrit Malaj dhe Ena Karakaçi. Malaj njoftoi ndryshimet për pullat fiskale. “Morëm disa vendime me elementet e sigurisë për pullat fiskale. Rriten elementete e sigurisë, që ulin mundësine falsifikimit. Nga ana tjetër to të vendosim edhe teknologjinë e gjurmimit në pullat fiskale. Gjithashtu do të jetë edhe barkodi, ku konsumatorët do të marrin informacionin e duhur rreth produktit. Prej më shumë se një viti këto pulla prodhohen nga një kompani shtetërore. Këto propozime janë në linjë me përafrimin me standardet e BE”, tha Malaj. Sakaq, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, zbuloi se është miratuar vendimi për subvensionimin e shoqërive të transportit publik me 50 lekë për litër....
Burimi:
top-channel.tv