‘Qeveria merr 10-fishin e kohës televizive’/ Rama tërbohet nga monitorimi, niset drejt Brukselit duke trilluar

‘Qeveria merr 10-fishin e kohës televizive’/ Rama tërbohet nga monitorimi, niset drejt Brukselit duke trilluar

Edi Rama u nis drejt Brukselit, ku do marrë pjesë në konferencën ndërqeveritare, duke shpërndarë një trillim për situatën e medias në Shqipëri. Një ditë pasi opozita publikoi një monitorim të detajuar të katër medieve kombëtare, ku thuhet se qeveria merr mbi 10-fishin e kohës televizive në krahasim me opozitën, Rama vendosi të replikojë për çudi me organizatën Reporterët pa Kufij, të cilët e kanë damkosur qeverinë e tij. Në reagimin e tij, ai thotë se sipas një analize nga inteligjenca artificiale, opozita merr 68 përqind të kohës. “Meqenëse nuk kam dëgjuar nga ju pasi ndava raportin mjaft zbulues të gjeneruar përmes një modeli të inteligjencës artificiale të zhvilluar nga një startup shqiptar, mendova se do të ishte e dobishme t'ju dërgoja gjetjet e një...