Qeveria mbështet zjarrfikësit| Lamallari shpjegon përfitimet: Rrisim trajtimin financiar
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka bërë të ditur se Qeveria ka miratuar një vendim, i cili synon përmirësimin e trajtimit financiar për efektivët e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari e cilësoi vendimin si një lajm të mirë për të gjithë ata që janë në vijën e parë të emergjencave dhe që përballen çdo ditë me rrezikun për të mbrojtur qytetarët. Sipas tij, vendimi i miratuar garanton një trajtim më të drejtë financiar për punën shtesë të efektivëve të zjarrfikësve, përfshirë orët shtesë, angazhimin gjatë natës, ditëve të pushimit dhe festave zyrtare. Lamallari bëri me dije gjithashtu se vendimi përcakton standarde më të qarta për mbrojtjen e punonjësve nga mbingarkesa në punë, duke synuar përmirësimin e...
Burimi:
javanews.al