‘Qeveria ka humbur busullën’, Partia Demokratike Europiane për protestat: Shqipëria s’ka nevojë për politikën e vjetër
Partia Demokratike Europiane ka dalë me një reagim të fortë lidhur me protestat masive që po tronditin kryeqytetin kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Përmes një deklarate zyrtare, partia e ka cilësuar qëndresën qytetare si një “zgjim demokratik” që nuk mund të injorohet më nga klasa politike. Në reagimin e saj, Partia Demokratike Europiane vë në dukje masivitetin e jashtëzakonshëm të tubimeve dhe dëshmon se situata në Tiranë ka arritur në një pikë kritike për ekzekutivin, i cili ka zgjedhur të mbyllë veshët përpara revoltës popullore. “Në natën e 35-të të protestave, Tirana dëshmoi pjesëmarrjen më të madhe deri më tani. Kjo nuk është zhurmë; ky është një zgjim demokratik. Një qeveri që refuzon qoftë edhe të angazhohet me qytetarët e saj, ka...
Burimi:
sot.com.al