“Qeveria e Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës”, Rama replikon me zv.ministrin iranian: Shqipëria është e vogël për të rënë në këtë kurth të madh

“Qeveria e Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës”, Rama replikon me zv.ministrin iranian: Shqipëria është e vogël për të rënë në këtë kurth të madh

Përplasja verbale mes Tiranës dhe Teheranit ka vijuar edhe ditën e sotme. Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj Iranit, lidhur me akuzat e përsëritura për sulme kibernetike ndaj Shqipërisë si dhe me deklaratën se pas protestave në vendin tonë fshihet Irani. Reagimi zyrtar erdhi dje nga Ministria e Jashtme e Iranit, ku zëdhënësi Esmaeil Baqaei ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit shqiptar përmes një postimi në rrjetin social X, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të motivuara politikisht. “Qetësohuni, zoti kryeministër. Ishit JU, zotëri, që e nisët këtë. Pra, duhet të përballeni me muzikën! Do të ishte më e mençur të tregonit pak respekt për inteligjencën dhe gjykimin e popullit tuaj, si një komb me kulturë të pasur dhe histori krenare”, tha zv.ministri...