No Image Available

Qeveria do të pezullojë ndërtimet në sezon, gjobë deri në 2 mln lekë, çfarë përfshin ligji i ri: Ndalohen gardhet…

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Në seancën e 16 korrikut, Partia Socialiste prezantoi një projektligj të ri për turizmin, i cili parashikon pezullimin e të gjitha punimeve të ndërtimit në zonat bregdetare gjatë sezonit veror. Ligji i ri u propozua nga kreu i grupi parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili u shpreh në Kuvend se me anë të këtij projektligji do të garantohet cilësi më e lartë ndaj turistëve në Shqipëri.  Në draftin e firmosur nga Balla, thuhet se përmes VKM-së së pezullimit duhet të përcaktohen zonat konkrete, llojet e punimeve që ndalohet gjatë sezonit dhe periudhën e saktë apo oraret e ndalimit. Kriteret do të vlejnë edhe për lejet e dhëna përpara hyrjes në fuqi të ligjit. Kushdo që e shkel pezullimin mund të përballet me gjoba...