Qeveria çon në Kuvend marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut, parashikohen pika të përbashkëta kufitare dhe kontrolle të unifikuara
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Shqipërisë ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, e cila parashikon ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe unifikimin e veprimtarive të kontrollit mes dy vendeve. Nisma, e cila vjen pas propozimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, synon të vendosë një kuadër të ri për menaxhimin e kufirit shtetëror dypalësh. Vendimi qeveritar i hap rrugë procedurës parlamentare, ku marrëveshja do t’i nënshtrohet diskutimit dhe miratimit nga ligjvënësit. Drafti mbështetet në Kushtetutën e Shqipërisë, në ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe në ligjin e ri nr. 39/2025, “Për kontrollin e kufirit shtetëror”. Në dokumentin zyrtar të Këshillit të Ministrave saktësohet se qeveria vendosi: “Propozimin e projektligjit ‘Për ratifikimin e marrëveshjes,...
Burimi:
javanews.al