“Qeveri kujdestare për zgjedhje të lira”, Berisha në PPE: Mbështesim protestën, do jetë e pandalshme

“Qeveri kujdestare për zgjedhje të lira”, Berisha në PPE: Mbështesim protestën, do jetë e pandalshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në konferencën e Partisë Popullore Europiane (EPP) që po mbahet në Sarajevë, duke e përshkruar Shqipërinë si një vend që ndodhet ‘në sallën e urgjencës’ dhe ‘në një krizë të thellë politike, institucionale dhe shoqërore’. Sipas tij, problemi themelor i Shqipërisë mbetet mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat ai i cilësoi si ‘farsë e dokumentuar nga institucionet ndërkombëtare’. Berisha përsëriti kërkesën për një qeveri kujdestare që do të garantonte një proces zgjedhor të drejtë dhe të standardeve demokratike. ‘Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës. Është në një dhomë urgjence. Po përballet me protesta që nuk janë parë më parë,’ deklaroi kreu i PD-së Sali Berisha, duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës...