“Pushtetin e kishin të fortët e politikës”, Rama: Pas 100 vitesh i dorëzuam shpatën drejtësisë

“Pushtetin e kishin të fortët e politikës”, Rama: Pas 100 vitesh i dorëzuam shpatën drejtësisë

Gjatë fjalës së mbajtur në sesionin hapës të Kongresit Botëror të Ligjit në Tiranë, Rama kujtoi periudhën kur qeveria ndërmori reformën në drejtësi dhe procesin e vettingut për gjyqtarët e prokurorët. Kryeministri theksoi se në vitin 2013 mazhoranca ndërmori një hap që, sipas tij, askush nuk kishte guxuar më parë, në 100 vite në Shqipëri, krijimin e kushteve për një pushtet të drejtësisë realisht të pavarur nga politika. “Duke hedhur disa mendime për këtë fjalë, që e pashë të udhës ta ndaj si një moment reflektimi me ju, mu kujtua kur ne bëmë një anketim publik për vettingun, në kohën kur konceptonim dhe çonim përpara reformën në drejtësi. Dihet që vettingu ishte një pikë kyçe, tek e cila ishim ne që besuam të parët dhe...