‘Pushteti në gramat e fundi’/ Saraçi: Emisioni PLUG faktoi vepra penale të rënda të Ramës, SPAK të mos mbylli sytë
Në një intervistë për edicionin informativ të Syri TV, kryeredaktori Romir Saraçi foli lidhur me situatën politike në vend, veprimet e policisë, si dhe punën e institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK. Saraçi u shpreh se policia e shtetit vepron në bazë të urdhrave politikë që, burojnë nga zinxhiri i qeverisë, duke përfshirë Ministrinë e Brendshme dhe kryeministrin Edi Rama. Ai tha se kjo reflektohet në mënyrën e trajtimit të protestave dhe qytetarëve. Duke folur për sistemin e drejtësisë, ai akuzoi Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke thënë se institucionet nuk po veprojnë me të njëjtin standard ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë. Sipas tij, hetimet për çështje të mëdha korruptive po mbeten të paplota ose të kufizuara në nivele më...
Burimi:
syri.net