Pushteti i akronimeve të frikës

Pushteti i akronimeve të frikës

Nga Ben Andoni SPAK, BKH, ILDKPKI, SHISH, AKSH, KKK, AMA etj., e sa shumë të tjera vallë për të cilat sot një njeriut të zakonshëm i duhet një fjalor sqarues. Në modelin amerikan shumë nga institucionet me emra të stërgjatë, i kemi thjeshtuar me nistoret e tyre. Kryeson SPAK që me masën e arrestimeve dhe akuzave të trand, por edhe të jep pak besim (Besimi të bie kur kujton malin me dosje që po shtohet në Gjykata); të ngjall kërshëri BKH-ja dhe punën e saj të vështirë për kapjen e të akuzuarve dhe përballjet me policinë; ILDKPI-ja që duhet të merret me  konfliktin e interesave dhe deklarimin e pasurive është vegjetative dhe shpesh me supet e ngritura “naivisht”; SHISH, vetëm ky institucion me sa duket...