Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Kundër shkrirjes me Kavajën

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Kundër shkrirjes me Kavajën

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë kanë bojkotuar punën paraditen e së hënës, në shenjë proteste kundër draft-propozimit të Partisë Socialiste për shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Kavajës në kuadër të reformës së re territoriale. Rreth orës 09:00, punonjësit lanë zyrat dhe u mblodhën përpara institucionit, duke shprehur kundërshtimin ndaj planit që, sipas tyre, rrezikon t'i heqë Rrogozhinës statusin e bashkisë dhe identitetin administrativ. Protestuesit u shprehën se Bashkia Rrogozhinë plotëson të gjitha kriteret për të funksionuar si njësi më vete, si për nga numri i banorëve, ashtu edhe për kapacitetet njerëzore e financiare. Sipas tyre, Rrogozhina nuk është krijuar nga reforma territoriale e vitit 2015, por ka mbi 35 vite që funksionon si bashki. Punonjësit kundërshtuan gjithashtu argumentet e paraqitura nga...