‘Punët për Shqipërinë’! Ishte planifikuar sot, Rama shtyn mbledhjen me drejtuesit politikë të PS në qarqe

‘Punët për Shqipërinë’! Ishte planifikuar sot, Rama shtyn mbledhjen me drejtuesit politikë të PS në qarqe

edi rama TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të mblidhte këtë të martë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë qendrore të PS, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, por takimi është shtyrë. Takimi, që pritej të niste në orën 08:30, është pjesë e një serie mbledhjesh të planifikuara për të koordinuar punën në terren dhe për të vlerësuar ecurinë e projekteve në nivel vendor.  Deri më tani nuk dihen detajet për arsyen e shtyrjes, as data e radhës kur do të zhvillohet takimi. Diskutimet do të përqendroheshin tek prioritetet e qeverisë, organizimi i strukturave në qarqe dhe përshpejtimi i realizimit të projekteve infrastrukturore dhe zhvillimore në të gjithë vendin./ZËRI