Publikohet lista, kush janë anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD
Partia Demokratike ka publikuar rezultatet përfundimtare të votimit të zhvilluar në Kuvendin Kombëtar të mbajtur më 30 maj 2026, duke bërë të ditur emrat e anëtarëve fitues të Këshillit të ri Kombëtar. Sipas njoftimit zyrtar të PD-së, rezultatet janë nxjerrë pas përpunimit të tabelave të numërimit nga 13 komisionet përkatëse, ndërsa në listën përfundimtare janë përfshirë edhe kandidatët që kanë rezultuar me pikë të barabarta në kufijtë e zonës fituese. Demokratët vlerësuan pjesëmarrjen dhe votën e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, duke theksuar se është tejkaluar ndjeshëm minimumi statutor për përfaqësimin e të rinjve. Sipas PD-së, të rinjtë përbëjnë rreth 30 për qind të listës fituese, dyfish më shumë se kuota minimale prej 15 për qind e parashikuar në statut. Po ashtu, në përbërjen e re...
Burimi:
opinion.al