PSG në finale, Rama batuta me ministrin francez të Drejtësisë: Nëse doni të fitoni hajdeni në Tiranë më 30 maj

PSG në finale, Rama batuta me ministrin francez të Drejtësisë: Nëse doni të fitoni hajdeni në Tiranë më 30 maj

Paris Saint-Germain ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve, ku më 30 maj do të përballet me Arsenalin në Budapest. Në këtë kontekst, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk i kurseu batutat me ministrin francez të Drejtësisë, Gérald Darmanin, i cili ndodhet në Tiranë. Gjatë sesionit hapës të Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje që vitin e ardhshëm do të mbledhë në Shqipëri personalitetet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare, Rama e ftoi ministrin të rikthehet në Tiranë më 30 maj, duke nënkuptuar me humor se prania e tij mund t’i sjellë fat Paris Saint-Germain-it në finalen e Champions League. “Faleminderit për gjithçka që qeveria juaj dhe Presidenti po bëjnë për të mbështetur procesin e reformës në drejtësi. Patëm dje kënaqësinë të festonim fitoren e...