Pse po mban pending Klodian Braho kërkesën e imunitetit për Belinda Ballukun për akuzën për korrupsion…

Pse po mban pending Klodian Braho kërkesën e imunitetit për Belinda Ballukun për akuzën për korrupsion…

Dosja e Belinda Ballukut është kthyer në një bombë me sahat që prej kohësh kërcënon themelet e qeverisë së Edi Ramës, ndërsa vendi është përfshirë nga vala e “Revolucionit të Flamingove”. Në sytë e opinionit publik, pyetja e vetme që mbetet pa përgjigje është pse drejtësia po tregohet kaq e heshtur pas shtimit të akuzave të reja për korrupsion dhe pastrim parash ndaj ish-zëvendëskryeministres Balluku. Misteri që mbështjell këtë çështje është i thjeshtë, por goditës: A e ka dërguar SPAK kërkesën e re për arrestimin e Ballukut në Kuvend, apo ajo po mbahet pezull në zyrat e prokurorisë për të mos ndezur edhe më shumë fitilin e protestave? Nga ana tjetër nëse kërkesa është dorëzuar siç burimet kanë thënë për gazetën “SOT”, SPAK duhet të...