Pse nuk ka garë në PD? Berisha i përgjigjet qytetarit: Partia ka garën më të ndershme, kandidatët e Ramës s’mund të marrin pjesë
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, zyrtarisht është i vetmi kandidat për postin e kryetarit të PD. Komisioni zgjedhor në PD shpalli zyrtarisht vendimin se në zgjedhjet e 23 majit, Sali Berisha do të kërkojë i vetëm mbështetjen e demokratëve për t’i udhëhequr në 4 vitet e ardhshme. Ditën e sotme, në një komunikim online me qytetarët, Berisha u pyet pse nuk ka garë të ndershme brenda partisë dhe ka vetëm një kandidat. -Pse nuk ka garë të ndershme në PD dhe ka vetëm një kandidat, ndërsa të tjerët janë tërhequr nga gara apo përjashtuar nga partia para garës. Sipas kreut të PD, kjo forcë politike ka garën më të ndershme dhe formën më demokratike të garës që mund të ekzistojë. Berisha: PD ka garën...
Burimi:
vizionplus.tv