Në kërkim prej afro një viti, arrestohet Ylli Zalla, fshihej pranë shtëpisë, ishte i armatosur me kallashnikov

Në kërkim prej afro një viti, arrestohet Ylli Zalla, fshihej pranë shtëpisë, ishte i armatosur me kallashnikov

Pas disa tentativave të dështuara të mëparshme për ta arrestuar dhe videomesazhit së dy dite më parë të transmetuar në Report Tv, ku shfaqej para shtëpisë duke akuzuar policinë se donte ta vriste, i shumëkërkuari Ylli Zalla përfundoi dje me pranga në duar. Sipas burimeve, prej disa ditësh Zalla ishte nën vëzhgim dhe monitorim nga forcat operacionale. Për lokalizimin e tij janë përdorur edhe dronë të specializuar “Bayraktar”, të cilët kanë ndihmuar në identifikimin e vendndodhjes së të kërkuarit. Lajmi për arrestimin u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili përgëzoi Policinë për operacionin. Ylli Zalla u rikthye në vëmendjen e Policisë vetëm një ditë më parë, pasi në banesën e tij u vendos tritol. Nga shpërthimi u dëmtua banesa, ndërsa...