Pse e pranojnë cirkun me “referendum” të Berishës këta në PD?/ Topi: Janë pjesë e korporatës, paguhen mirë…
Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në një emision televiziv, duke komentuar të ashtuquajturin referendum për zgjedhjen e kreut të PD-së, Berisha, dhe faktin që në PD nuk flet njeri kundër, u shpreh se PD është mbushur me rrogëtarë që janë të varur nga kryetari i partisë. Pjesë nga biseda Rakipi: Berisha e quajti këtë një referendum. Ç’kuptim ka që nuk pranohet kandidat tjetër? Kjo është e pakuptueshme dhe nuk flet njeri! Si ka mundësi që një parti që ka rrëzuar komunizmin? Se edhe nën Enver Hoxhën dilnin njerëz. Këtu s’ka njeri. Këtu të gjithë e mbështesin edhe pas 35 vjetësh këtë cirk? Topi: Këtu nuk është më çështje e fobisë ndaj liderit. Ata janë pjesë e një koorporate të emëruar nga drejtuesi. Paguhen, marrin rroga...
Burimi:
sot.com.al