PS propozon ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, hiqen konkurset për drejtuesit

PS propozon ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, hiqen konkurset për drejtuesit

Partia Socialiste ka propozuar ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, duke synuar lehtësimin e procedurave për emërimet në nivelet drejtuese dhe rritjen e efektivitetit në strukturat policore. Drafti i paraqitur këtë të mërkurë parashikon heqjen e konkurseve për drejtuesit e departamenteve, drejtorive vendore dhe shefat e komisariateve, me argumentin se proceset aktuale janë të tejzgjatura, burokratike dhe pa produktivitet. Po ashtu, ndryshimet ligjore parashikojnë mundësinë që ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë të rikthehet në strukturat e policisë pas përfundimit të mandatit, si dhe uljen e afatit për ngritjen në gradë të efektivëve që kanë rezultate të larta në punë. “Procedura e përzgjedhjes së drejtuesve të strukturave të nivelit të lartë policor, është kthyer në pengesë në vetë ushtrimin e veprimtarisë së tyre, kanë ulur...